Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Legjenda e “Djajve të Kuq”, shumë i ashpër: Man. United është kthyer në “varrezë futbollistësh”

Gary Neville, legjendë e Manchester United, ka siguruar se klubi (humbi 0-3 derbin me City-n në “Old Traffort”) është shndërruar në “varrezë futbollistësh”.

Neville, i cili është I angazhuar si komentator në rrjetin “Sky Sports”, kritikoi ashpër strukturën e një klubi që nuk ka fituar Premier League prej një dekadë.

“Kur vjen një trajner i ri te Manchester United, ne fillojmë të mendojmë se ka ndonjë problem me të në një moment. Kur mendojmë për lojtarët që i kemi blerë për 50, 60 ose 70 milionë, kuptojmë që e kemi kthyer klubin në varrezë për ta.”

Lexo edhe:

Neville analizon se: “Ka një kulturë toksiciteti dhe negativiteti rreth klubit që nuk largohet. Erik Ten Hag është një trajner fantastik, ne nuk mund ta vëmë në dyshim këtë. José Mourinho është një trajner i madh, nuk mund ta mohojmë as këtë. Pse nuk ia dalin në këtë klub? Kjo është pyetja”, ka shtuar ish-anësori i “Djajve të Kuq”.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...