Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Legjenda e Gjermanisë këshillon Haaland: Harroji Cityn dhe Realin, ja ku duhet të shkosh

Erling Haaland mund të largohet nga Borussia Dortmund këtë verë, ndërsa shumë gjigantë europian janë të interesuar për kartonin e norvegjezit.

Legjenda e Gjermanisë, Jurgen Klismann ka folur për këtë çështje dhe i ka dhënë një këshillë talentit në mënyrë që në të ardhmen të fitojë sa më shumë trofe. Sipas tij ylli i Dortmund duhet të kuptojë se nuk ka garanci në futboll.

Për kartonin e Haaland janë të interesuar klube si Manchester City, Real Madrid, Barcelona apo edhe kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.

Megjithatë Klismann këshillon 21-vjeçarin që duhet të bëjë shumë kujdes në zgjedhjen e tij dhe sipas ish-futbollistit nëse sulmuesi dëshiron të grumbullojë sa më shumë trofe atë mund ta bëjë me Paris Saint-Germain, ndërsa më tej shtoi se ata janë të plotë pasi në sulmin e tyre kanë emra si Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi.

“Ti e ke mundësinë të sfidosh Bayernin me Dotmundin, duke qenë pjesë e rëndësishme e asaj skuadre. Nëse vendos të shkosh diku tjetër, nuk ka siguri se ku do shkosh do fitosh tituj. Megjithatë unë mendoj se i vetmi vend ku mund të ketë deri diku siguri për tituj është PSG-ja, por unë mendoj se ata janë të plotë tashmë sa i përket sulmit.”-theksoi Klismann.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...