Serie A

Legjenda e Interit analizon momentin e vështirë: Ja çfarë nuk shkon me zikaltrit

Tre humbje në 7 ndeshje të kampionatit dhe plot 11 gola të pësuar kanë ndezur sirenat e alarmit te Interi, që në këtë fillim sezoni ka treguar se jo vetëm është larg të qenit pretendent për titullin, por vështirë se mund të garojë edhe për zonën Champions.

Humbja e fundit ndaj Udineses është ajo që ka ngjallur më shumë debat, teksa ish legjenda e zikaltërve, Giuseppe Bergomi u mundua të analizojë momentin e vështirë që po kalon skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi.

“Skuadra duket qartë që nuk është në nivelin e duhur fizik, por ajo që është më shqetësuese, është mungesa e dëshirës. E lehtë të akuzojmë mbrojtjen, port e goli i tretë i Udinesëes, Barella e la Arslan të shkojë I vetëm në zonë dhe nuk e ndoqi aspak për ta bllokuar. Lojtarët e Interit fitojnë pak dyluftime dhe disa më duket se kanë mbetur aty pa dëshirën e tyre, ndaj nuk i shoh të përqendruar në ndeshje. Nëse kësaj skuadre i rikthehet grinta dhe dëshira për të fituar, atëherë bëhet e frikshme, por kur qëndron kështu passive, nuk tremb asnjë kundërshtar”, u shpreh Bergomi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency