Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Legjenda e Liverpool i sigurt: Jota më mirë se Suarez, Torres dhe Owen

Liverpool nuk gaboi në ndeshjen e javës së 21 në Premier League teksa mposhti në transfertë Bournemouth, me rezultatin 4-0. Protagonist absolut për të kuqtë ishte Diogo Jota, me portugezin që realizoi dy gola dhe dhuroi një asist për Darwin Nunez. Pas ndeshjes, për 27-vjeçarin pati elozhe nga ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher i cili theksoi se Jota është një finalizues më i mirë se Owen, Fernando Torres apo Luis Suarez.

“Jurgen Klopp e ka theksuar shpeshherë se sa lojtar i zgjuar është Diogo Jota. Ai mund të luaj në qendër, në të majtë apo në të djathtë. Te Liverpool ende nuk e kanë shumë të qartë se kush mund të luaj në qendër, kanë disa lojtarë në atë pozicion. Por, mendoj se është momenti i Jotës. Unë kam luajtur me disa sulmues të shkëlqyer te Liverpool, dhe mendoj se Jota është një finalizues më i mirë se Owen, Torres apo Suarez.

Lexoni edhe:

Sa herë ka një mundësi, ai është shumë cinik dhe nuk shpërdoron. Këtë sezon ka një gol apo një asist në çdo 84 minuta, vetëm dy apo tre lojtarë të tjerë në Premier League kanë bërë më mirë se Jota. Për mua është një nga goditjet më të mëdha të Liverpool në merkato këto pesë apo gjashtë vitet e fundit”, u shpreh Carragher.

Jota iu bashkua të kuqve në vitin 2020 nga Ëolverhampton dhe prej asaj kohe ka zhvilluar 134 paraqitje me Liverpool duke shënuar 50 gola. Në këtë sezon, 27-vjeçari është aktivizuar në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 11 gola dhe regjistruar katër asistë.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...