Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Legjenda e Liverpool: Ronaldon nuk e do askush, as vetë United dhe shokët e skuadrës!

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vijon të mbetet një mister i madh me portugezin që aktualisht është rikthyer të stërvitet me Manchester United, por nuk kanë munguar “grricjet” me trajnerin Erik ten Hag. Luzitani mbetet i bindur për të ndryshuar skuadër në mënyrë që të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, edhe pse deri më tani nuk ka në dispozicion asnjë ofertë konkrete.

Nisur nga situata e Ronaldos, Jamie Carragher, thekson se sulmuesin tashmë nuk e do askush në skuadër, madje sipas ish-futbollistit të Liverpool, sulmuesin nuk e do as vetë Manchester United dhe shokët e skuadrës te “Djajtë e Kuq”.

“Gjithnjë kam menduar se rikthimi i tij në Manchester ishte pak i çuditshëm. Mendoja se një situatë e tillë do të krijohej edhe nëse Ronaldo do të kishte bërë gjëra të mëdha. Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimin edhe një tjetër sezon, por të gjithë e dinë se ai nuk është më ai i dikurshmi. Nëse karriera e tij ka zgjatur kaq shumë, është sepse Ronaldo është treguar një profesionist.

Por, tashmë është 37-vjeç dhe këtë sezon do të mbushë 38, nuk është më i njëjti lojtar edhe pse mund të shënojë gola. Për momentin asnjë klub në Europë nuk e kërkon dhe kam përshtypjen që edhe nëse do të pysnim ten Hag, edhe ai nuk do ta donte në skuadër. Duket sikur United nuk po mundet të lirohet nga Ronaldo dhe nuk jam i sigurt nëse atë e duan në dhomat e zhveshjes së Old Trafford”, tha Carragher.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...