Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Legjenda e Liverpoolit: Rinovimi i Salah super lajm, i lumtur që do thyejë rekordin tim

Robbie Fowler, legjenda e Liverpool, është shprehur i kënaqur për rinovimin e Mohamed Salah me “të kuqët” dhe ndihet shumë i lumtur që rekordin e tij të golave do ta thyejë Egjiptiani. Golashënuesi i tetë më i mirë në historinë e Premier League ka shënuar 183 gola në total për Liverpool dhe nga tifozët është cilësuar me pseudonimin “Zoti”.

Fowler ka shprehur  mendimin e tij si tifoz për rinovimin e sulmuesit dhe se vazhdimi i tij 30 vjeçarit me klubin është vetëm në të mirën e ekipit, pasi shumë tituj të tjerë do të vijnë.

Gjithashtu 47 vjeçari ka theksuar se ai nuk i konsideron legjenda të klubit Luis Suarez dhe Fernando Torres pasi asnjë prej tyre nuk qëndroi aq gjatë sa të përfitoj një status të tillë.

Faranoni zgjodhi të vazhdojë në Angli pavarësisht se shumë klube po studionin situatën e tij me “të kuqtë”. Kontrata e tij e re me Liverpool e bën atë lojtarin më të paguar të ekipit me 350 mijë paund në javë.

Mbreti Egjiptian ka garën e tij personale me Robbie Fowler pasi është drejt rrugës për të thyer rekordin e tij si golashënuesi më i mirë. Salah deri më tani ka shënuar 154 gola në 254 ndeshje zyrtare me Liverpool  dhe arritja e rekordit prej 183 golash nuk përbën aspak problem për sulmuesin.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...