Rio Ferdinand, ish-futbollisti legjendar i Manchester United, ka vlerësuar mesfushorin portugez, Bruno Fernandes, për atë që po jep te “Djajtë e Kuq”.
“A i keni parë statistikat e Brunos? Uau! Ai djalë… Ajo që po bën është e jashtëzakonshme. Nëse do të ishte tek Arsenali, me siguri në këtë moment do t’i kishin bërë një statujë në “Emirates” me shifrat që ka arritur”.
Lexo edhe:
- VIDEO+FOTO/ Projekti i stadiumit “Skënderbeu”, shpallet fituesi i konkursit ndërkombëtar
- Leeds United do shkarkojë Javi Garcian, skuadra i besohet ish-trajnerit të Anglisë
- Manchester United kërkon Lautaro Martinez, “në pjatë” 80 milionë për Inter
- Në Spanjë kanë tri hipoteza, ja ku mund të jetë e ardhmja e Zidanes
Ferdinand e sheh portugezin si kapitem të Man. United.
“Nëse Bruno e meriton të jetë kapiten sezonin e ardhshëm? 100%. Që kur nënshkroi, ai ka qenë lojtari më me ndikim që kemi pasur. Ai ka mbajtur shiritin në krahë kur Maguire nuk ka luajtur. Mendoj se është e natyrshme që ai të jetë kapiten sezonin e ardhshëm”.
Bruno Fernandes, 28 vjeç, është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga janari 2020. Ai ka shënuar 11 gola dhe numëron 12 asistime në 52 ndeshje këtë sezon.
