Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Legjenda e Milanit thumbon Messin: S’e ka personalitetin e Maradonës, 3 më të mëdhenjtë janë të tjerë

Marco Van Basten është një ndër sulmuesit më të kompletuar dhe të jashtëzakonshëm që ka nxjerrë futbolli. Ish-ylli i Milanit dhe kombëtares holandeze, njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta.

Këtë radhës është ndalur te Lionel Messi dhe Diego Armando Maradona. Me këtë të fundit është përballuar shumë herë në fundin e viteve ’80 në Serie A, aty ku duelet Milan-Napoli mbeten të paharrueshme.

Në një intervistë për France Football, legjenda holandeze deklaroi se nuk e përfshin dot “pleshtin” mes 3 lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit.

Pele, Maradona dhe Cruyff janë për mua tre lojtarët më të mëdhenj në histori. Kur isha fëmija doja të bëhesha si Cruyff. Ai ishte miku im, më mungon…

Pele dhe Maradona ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm. Messi është gjithashtu një lojtar i mrekullueshëm, por Maradona ka pasur gjithmonë më shumë personalitet në ekip.

Messi nuk është tipi që vendos veten përpara për të shkuar në luftë. Lojtarë të tjerë të mëdhenj? Nuk duhen harruar Cristiano Ronaldo, Platini dhe Zidane”, theksoi Van Basten.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...