Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Legjenda e Romës, tani një “yll” televiziv

Karriera televizive e Francesco Tottit ka nisur me ritëm të shpejtë. E përjavshmja italiane “Chi” zbulon se ish-kapiteni i Romës ka firmosur me kanalin Amazon, për të marrë pjesë si konkurrent në edicionin italian të një programi të njohur anglez “Celebrity Hunted”, format në të cilin një grup i personave “VIP” duhet t’i fshihet për disa ditë një grupi gjuetarësh, të përbërë nga ish-policë, ekspertë të informatikës, forcave ushtarake dhe speciale, që kërkojnë t’i arrestojnë.

“Pretë” kanë në dispozicion një set pajisjesh për mbijetesë, një kartë bankare me pak euro për të rezistuar për dy javë. Ata mund të bazohen vetëm te zgjuarsia, aftësia e tyre, ndihma e miqve dhe e të panjohurve. A do të jetë i aftë Totti t’i “driblojë” kundërshtarët sikurse bënte në fushën e blertë?

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...