Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Legjenda e tenisit “nxjerr në pension” Nadal: Mund të bëhet president, por në sport i ka ditët e numëruara

Rafael Nadal u rikthye me dëshirë në Grand Slam-in e parë për vitin 2023, Australian Open. Tenisti spanjoll është ende kampioni në fuqi i këtij turneu dhe dëshira për të mbrojtur titullin ishte e madhe. Por një dëmtim në hije në raundin e dytë të turneut, detyroi Nadal të dorëzohej ndërsa tashmë zërat për një tërheqje të mundshme nga tenisi bëhen edhe më të zhurmshëm.

I fundit që beson se ditët e Nadal kanë mbaruar është legjenda e tenisit, Boris Becker. Gjermani theksoi se Rafa mund të bëhet president i Spanjës nëse do, por dëmtimet në moshën e tij marrin shumë kohë për t’u rikuperuar dhe është e vështirë të rikthehet në formë.

“Prej kohësh flasim për ndryshimin e gjeneratave në tenis, më pas Nadal ia doli të fitonte vitin e kaluar në Australian Open dhe Roland Garros. Pyetja ishte; A mund të luaj ai deri në moshën 40-vjeçare? Unë nuk e mendoj këtë, dëmtimi i fundit e afron edhe më shumë me kohën e tërheqjes nga sporti.

Një dëmtim i tillë është i vështirë për t’u rikuperuar për shkak të moshës. Unë shpresoj shumë që ai t’ia dalë dhe të jetë në formë për turneun e Parisit, madje nëse do të ishte në formë, për mua mbetet favoriti për ta fituar atë. Por, sinqerisht mendoj se ditët e Nadal në tenis janë të numëruara. Rafa mund të bëhet president i Spanjës nëse do, por edhe ai nuk mund t’i shpëtoj moshës”, u shpreh Becker.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...