Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Legjenda e United elozhe për transferimin e fundit të “Djajve”: Ka karakter dhe është lider!

Manchester United ka nisur tashmë seriozisht nga puna në merkato teksa ka zyrtarizuar dy transferimet e para teksa fjala është për mbrojtësin e krahut të majtë Tyrell Malacia si dhe mesfushorin Christian Eriksen. I radhës në listë për të nëshkruar është Lisandro Martinez që ka udhëtuar drejt Manchesterit për të zyrtarizuar transferimin nga Ajax teksa shifra që “Djajtë e Kuq” do të shpenzojnë për argjentinasin shkon në 55 milionë euro plus bonuse teksa për lojtarin është përgatitur një kontratë deri në vitin 2027.

Pritshmëritë për 24-vjeçarin janë të larta, teksa edhe legjenda e United, Rio Ferdinand thekson se djaloshi ka karakter dhe është një lider i lindur, pikërisht ajo çfarë ka munguar në skuadër përgjatë këtyre sezoneve.

“Sa më shumë e shoh dhe sa më shumë histori dëgjoj rreth tij, aq më shumë më bind. Dëgjova Timber (lojtar i Ajax dhe shok skuadre i Martinez) i cili theksoi se Martinez i bërtet dhe e “kërcënon” gjatë ndeshjeve. Unë prej kohësh kam bërë thirrje që në skuadrën e United mungon karakteri dhe më duket se Martinez është një lider. Ai është një lojtar shumë fizik dhe kërkon kontaktet, megjithatë di shumë mirë edhe të luaj futboll”, u shpreh Ferdinand.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...