Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Legjenda e United: Skuadrës i duhen lojtarë të uritur, jo si Ronaldo e Pogba

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney ka shprehur kritika të ashpra ndaj drejtuesve të klubit për situatën ku ndodhet skuadra e “Djajve të Kuq”.

Duke folur në “Night Football”, në “Sky Sports” ai kërkon rithemelimin e skuadrës, ndërsa cilëson si fajtorë të mungesë së rezultateve Paul Pogban dhe Cristiano Ronaldon.  Sipas tij këta emra nuk kanë motivimin e duhur për të rritur grupin.

“Duhen lojtarë të rinj më të uritur të ngritur ekipin në 2-3 vitet e ardhshme. Vërtetë Ronaldo mbetet një kërcënim në sulm, por ai nuk është lojtari i njëjtë si në kohën kur ishte 20 vjeç.”-tha ai.

Më tej, duke folur për Pogban, Rooney shtoi: “Ai ka arritur një pikë ku është më mirë për të ecur përpara. Ai nuk ka pasur ndikimin që do të kishte dashur që kur u kthye në Manchester United. Unë e shikoj atë me Francën dhe ai është një lojtar krejtësisht tjetër aty.”

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...