Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Legjenda e United “tallet” me taktikat e Ten Hag: Pjesa e dytë një lëmsh, si skuadër inferiore!

Manchester United fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 përballë Real Sociedad, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të Europa League. Megjithatë, trepikëshi nuk i mjaftoi “Djajve të Kuq” pasi ishin pikërisht spanjollët që e siguruan atë falë golavarazhit më të mirë. Në fakt, në fraksionin e dytë të lojës, trajneri i skuadrës angleze, Erik ten Hag provoi të ndryshonte fatet e takimit duke bërë një sërë zëvendësimesh, që në fund nuk rezultuan efikase.

Legjenda e United, Paul Scholes shprehu hapur zhgënjimin e tij me lëvizjet e Ten Hag, duke theksuar se bëri ndryshime duke nxjerrë lojtarët jashtë rolit me skuadrën që u duk sikur të ishte një ekip i kategorisë së dytë.

“Pjesa e dytë ishte pak e rrëmujshme dhe skuadra nuk kishte asnjë plan. Më dukej sikur taktika e vetme ishte të hidhej topi para dhe më pas të luftohej për ta rifituar sërish atë. Ishte një futboll që aplikohet në ligat inferiore, e bëjnë skuadrat e kategorisë së dytë. Nuk e kuptoj se çfarë kërkoi të bënte Ten Hag, lojtarët ishin jashtë roleve të tyre. Pjesa e dytë ishte një lëmsh i madh”, u shpreh Scholes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...