Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Legjenda holandeze këshillon Ten Hag: Mos u ndiko nga mediat për Ronaldon, në rregull përsa kohë shënon!

Cristiano Ronaldo është një nga temat më të mëdha të diksutimit sa i takon Manchester United për sezonin e ardhshëm duke qenë se portugezi ka qenë i kritikuar për përformancat e tij në shumë ndeshje të Djajve të Kuq. Megjithatë, përtej vështirësive që çdo futbollist has në një sezon të rregullt, luzitani ia ka dalë të shënojë 22 gola në 35 paraqitje teksa është golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Sezonin e ardhshëm, United do të drejtohet nga Erik Ten Hag i cili mendon të rinovojë grupin aktual të Djajve të Kuq, por së fundmi tekniku holandez ka marrë një këshill nga bashkëkombasi i tij Marco Van Basten në lidhje me CR7.

“Nëse Ronaldo vazhdon të luajë si në ndeshjet e fundit dhe shënon rregullisht dy apo tre gola atëherë nuk është e nevojshme ta largosh nga skuadra. Ronaldo është një lojtar që i bën vetë gjërat në fushë dhe përsa kohë shënon atëherë duhet t’i japësh hapësirë në fushë.

Ten Hag duhet të marrë parasysh se nuk mund t’i kërkoj të njëjtat detyra në aspektin fizik, ashtu siç mund të bëjë me një 18-vjeçar. Sigurisht Ronaldos do t’i duhet të punojë shumë dhe jam i sigurt se ai do ta bëjë këtë”, u shpreh Van Basten.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...