Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Legjenda holandeze nuk ka dyshime: Ancelotti më lart se Ferguson dhe Guardiola

Për legjendën e futbollit holandez, Ruud Gullit nuk ka dyshime se cili është trajneri më i mirë në histori. Ish-futbollisti i Milan, thekson se tekniku aktual i Real Madrid, Carlo Ancelotti është më i zoti se Sir Alex Ferguson dhe se Pep Guardiola. Për Gullit, ajo që e veçon Ancelottin nga Ferguson dhe Guardiola është fakti se italiani ka koleksionuar më shumë trofe në Champions League.

“Mendoj se Ancelotti është më i madh se Ferguson dhe Guardiola sepse ka fituar më shumë në Champions League. Për mua Ancelotti është mbret i Europës. Sigurisht që Pep dhe Ferguson janë nga më të mirët në histori, por shikoni pak atë që ka arritur Ancelotti. Është më lart se gjithë të tjerët dhe unë jam shumë krenar për të”, u shpreh Gullit.

Lexoni edhe:

Kujtojmë se aktualisht Ancelotti është i vetmi trajner që ka fituar titullin në pesë kampionatet kampionatet kryesore të Europës, ndërsa një tjetër arritje e jashtëzakonshme dhe deri më tani unike, janë katër trofetë e Champions League, dy me Milanin dhe dy me Realin e Madridit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...