Andres Iniesta nuk ka pasur kurrë dyshime se kush është futbollisti më i mirë në planet pavarësisht diskutimeve dhe debateve të shumta, që nuk do përfundojnë kurrë.
Mesfushori i madh spanjoll, një ndër më të mirët në histori në rolin e tij, e ka shijuar në maksimum për vite më parë më të mirin: Leo Messin, me të cilin është zbavitur dhe kanë fituar pafund te Barcelona.
“Me ose pa Kupën e Botës, ai është më i miri në histori. Për mua nuk ishte e nevojshme që ai të fitonte Kupën e Botës për t’u konsideruar si më i miri.
Gjithsesi, unë besoj se kundërshtarët e tij do të gjejnë justifikime të tjera për të mos mohuar idetë e tyre”, u shpreh për Marca spanjolli magjik, i cili po shijon vitet e “pensionit” në futbollin japonez te Vissel Kobe.
