Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Legjionarët, 2019-ta nis mirë për të besuarit e Panuccit!

2019-ta nis mirë për legjionarët pasi shumica e tyre kanë nisur të lënë gjurmë në miqësoret e janarit apo edhe në ndeshjet e para zyrtare të vitit. Thomas Strakosha është i padiskutueshëm tek Lazio teksa dhe në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Novarës bëri një paraqitje të mirë edhe pse nuk arriti të neutralizonte penalltinë e kthyer në gol nga Eusepi. 90 minuta të plota edhe për Elseid Hysajn në sfidën ndaj Sassuolos, pengesë të cilën Napoli e kaloi jo pa vështirësi. Një sfidë e mirë për mbrojtësin shkodran që ka bërë të mendohet trajnerin Carlo Ancelotti i cili në fund të sfidës ka bërë të ditur se largimi i mbrojtësit nuk është një opsion, duke konfirmuar qëndrimin e tij në skuadër. Ergys Kaçe po kalon një moment të mirë tek Panathinaikos dhe vetëm fati i mohoi një tjetër eurogol në sfidën e kampionatit ndaj Xanthit në Athinë. Me ritmin e golit kjo javë ka folur për sulmuesit. Sindrit Guri pasi ka marë besimin e drejtuesve të Ostendes ka shënuar në një nga miqësoret e janarit, ashtu si dhe Sokol Cikalleshi që refuzon të largohet nga Goztepe. Ardian Ismajli është rikthyer nga dëmtimi dhe tashmë është gati të marë vendin e tij në qendër të mbrojtjes së Hajdukut të Splitit. Në Kroaci Myrto Uzuni vijon të jetë në formë duke u konfirmuar si një nga më të mirët e Lokomotivës së Zagrebit. Keidi Bare ka debutuar me ekipin e parë të Malagës duke luajtur për 90 minuta të plota në transfertën e fituar ndaj Real Zaragozas, një sukses që mban bardheblutë në garë për rikthimin në La Liga. Rey Manaj është rikthyer të jetë i pranishëm pas dëmtimit për Albacete por nga shkallët e stadiumit, ndërkohë që skuadra ka vuajtur mungesën e sulmuesit lushnjar pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Sporting Gijon.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...