Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Legjionarët/ Seferi gol në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kastrati më i vlerësuari në Itali

Fundjava që lamë pas ishte pozitive për shumë prej lojtarëve kuqezi që aktivizohen me ekipet e tyre jo vetëm në Europë, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Taulant Seferi ishte sërish protagonist me skuadrën e Bani Yas. Sulmuesi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 75-të dhe vijon formën e mirë, teksa për të ishte ndeshja e dytë radhazi që realizon në kampionat.

Pasi la shenjën e tij në Europa League të enjten me një supergol ndaj Aston Villa, Ernest Muçi u aktivizua sërish titullar në ndeshjen e kampionatit, ku Legia triumfoi në transfertë me rezultatin 3-0. Muçi luajti 89 minuta dhe zhvilloi një paraqitje të mirë.

Në Spanjë, Myrto Uzuni e nisi nga minuta e parë takimin ndaj Realit të Madridit, por pa mundur të lërë shenjë në disfatën e skudrës së tij 2-0. Në La Liga edhe Ivan Balliu u aktivizua si titullar me skuadrën e Rayo Vallecano në humbjen e thellë 4-0 ndaj Athletico Bilbao. Mbrojtësi kuqezi luajti të gjithë takimin. Edhe Keidi Bare e nisi si titullar me Espanyol në humbjen 2-0 ndaj Real Oviedo. Mesfushori kuqezi qëndroi në fushë vetëm për një pjesë, më pas u zëvëndësua.

Lexo edhe:

Në Itali, Berisha dhe Ismajli vijojnë të jenë titullar të padiskutueshëm me skuadrën e Empolit. Edhe këtë fundjavë të dy lojtarët bënë një paraqitje të mirë në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Genoa.

Ylber Ramadan e nisi nga minuta e parë ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Bologna. Mesfushori kuqezi luajti 76 minuta për Leçen në barazimin 1-1.

Elhan Kastrati ishte lojtari i ndeshjes në fitoren minimale 0-1 të Cittadella ndaj Feralpisalo. Porteri kuqezi bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke mbajtur portën e paprekur. Sajti i specializuar për statistika sofascore  e ka vlerësuar me notën 7.7, më e larta nga të dyja skuadrat.

Si titullar me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Frederic Veseli, Mario Mitaj, Klaus Gjasula, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Nedim Bajrami, Arbnor Muja e Armando Broja.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...