Leicester City vijon të mbetet në krizë edhe pas javës së 11-të të Premier League. “Dhelprat nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi pa gola në përballjen ndaj Crystal Palace në sfidën e zhvilluar në “King Power Stadium”.
Ky takim u dominua në pjesën më të madhe në vendasit, megjithatë ata nuk mundën të merrnin më shumë se një pikë.
Pas javës së 11 të Premier League, Leicester qëndron në vend të fundit me 5 pikë, teksa Crystal Palace renditet në vend të 13-të me 10 pikë.
