Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Leicester “zhyt” në krizë Arsenalin, Emery rrezikon shkarkimin

Arsenali ka harruar shijen e fitores në Premier League, pasi nuk feston që prej 6 tetorit, ndërsa sot u mposht me rezultatin 2-0 në transfertën ndaj Leicester, që nga ana tjetër vazhdon të koleksionojë rezultate mjaft të mira.

Jamie Vardy në minutën e 68’ dhe Maddison në të 75-ën, ishin autorët e golave për vendasit, që tani me këtë sukses ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe Chelsea i vendit të tretë dhe një më tepër se Manchester City.

Komplikohet totalisht situata për Arsenalin që mbetet në kuotën e 17 pikëve dhe tani sheh që zona Champions t’i largohet me të paktën 8 pikë, një distancë aspak e lehtë për t’u rikuperuar, ndërsa trajneri Unay Emery rrezikon më shumë se kurrë shkarkimin.

Kjo pasi përveç rezultateve të dobëta, nuk po arrin t’i bëjë vend në formacion blerjes më të shtrenjtë të verës për “topçinjtë”, sulmuesit Nicolas Pepe, që edhe sot e nisi takimin nga stoli, për të luajtur vetëm 15 minutat e fundit.

Abraham-Pulisic, Chelsea merr fitoren e 6-të rresht dhe parakalon City-n

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...