Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leipzig blindon vendin e 3-të me talentin Dani Olmo!

Ecuria e mirë e Hoffenheim me 4 ndeshje pa humbje u prish nga Leipzig që e nisi javën e 31-të të Bundesligas me një sukses të rëndësishëm që në një farë mënyre ja bën të sigurtë kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, objektiv që është gjithnjë e më pranë. Gjithçka e lehtë për skuadrën e Julian Nagelsmann që në PreZero Arena iu fal dy golave të shpejtë të talentit spanjoll Dani Olmo për të triumfuar me rezultatin 0-2 në këtë sfidë të rëndësishme. Me këtë sukses Leipzig që mban vendin e 3-të në Bundesliga u ngjit në kuotën e 62 pikëve.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...