Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leipzig i jep leksion Werderit të Rashicës, kap përkohësisht kreun!

Leipzig i Julian Nagelsmann ngjitet përkohësisht në krye të Bundesligës. Skuadra nga Gjermania Lindore thelloi krizën e Werder Bremen duke fituar me shifrat e thella 3-0 në Red Bull Arena. Për të ngjitur Leipzig në kuotën e 45 pikëve pas javës së 22-të menduan Klostermann dhe Schick që shënuan në pjesën e parë ndërkohë që vulosi fitoren e vendasve francezi Mukiele me golin e 3-të në fillimin e pjesës së dytë. Leipzig u rikthye te fitorja pas 3 ndeshjesh ndërkohë për të përmendur që Milot Rashica luajti gjatë gjithë 90 minutëshit për Werder Bremen por nuk mundi të bënte asgjë për të evituar disfatën e 4-t rresht në Bundesliga të bardhëjeshilëve. Në sfidat e tjera të javës së 22-të, Freiburg me Amir Abrashin në fushë mori një pikë në transfertën ndaj Augsburg teksa barazoi 1-1. Klaus Gjasula nga ana tjetër luajti 86 minuta në humbjen 1-2 që pësoi Paderborn ndaj Hertha Berlin. Wolfsburg triumfoi 3-2 në fushën e Hoffenheim, ndërkohë që me të njëjtat shifra fitoi edhe Bayer Leverkusen në transfertën ndaj Union Berlin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...