Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leipzigu fiton me Dusseldorfin e merr kreun, presion Gladbachut

Skuadra e Leipzigut merr, të paktën për 24 orë, kreun e renditjes në Bundesligë, pas fitores 0-3 në fushën e Dusseldorfit.

Dominimi i ekipit të drejtuar nga Nagelsmann u kuptua që në minutat e para, pasi pa u mbushur 60 sekonda lojë ish-futbollisti i Romës, Patrick Schick, realizoi golin e parë për miqtë.

Leipzigu u dha goditje të rëndë shpresave të Dusseldorfit për rezultat pozitiv në minutën e 58-të, kur Werner realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithçka përfundoi kur në minutën e 75-të Mukiele shënoi golin e rezultatit përfundimtar 0-3. Leipzigu me këtë sukses parakalon Borussian e Moenchengladbachut, që luan këtë të diel me Wolfsburgun në transfertë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...