Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leipzigu i merr pikë Bayernit, fiton Dortmundi, titulli në javën e fundit

Leipzigu i shtyn festën e titullir Bayernit, madje e vë në dyshim deri diku suksesin përfundimtar të bavarezëve, që duhet patjetër të marrin një pikë në sfidën e javës së fundit në shtëpi me Eintrachtin e Frankfurtit, për të mos u varur nga rezultati që do të marrë Borussia e Dortmundit,

Në javën e 33-të të Bundesligës, skuadra e Niko Kovacit barazoi 0-0 në “Red Bull Arena”, ku një fitore e mundshme do t’i shpallte matematikisht kampionë.

Miqtë arritën ta gjejnë golin në pjesën e dytë me Goretzka-n, por arbitri e anuloi pas ndërhyrjes së VAR-it për një pozicion jashtë loje milimetrik të Robert Lewandowski-t.

Nga ana tjetër, Dortmundi fitoi 3-2 në “Signal Iduna Park” ndaj Dusseldorfit, në një ndeshje që dhuroi spektakël dhe emocione. Verdhezinjtë zhbllokuan rezultatin në fund të pjesës së parë me Pulisic, por sapo nisi e dyta, barazoi për miqtë Fink. Delaney kaloi për herë të dytë bë epërsi vendasit në minutën e 53-të, ndërsa pak çaste më vonë Lukebakio i Dusseldorfit humbi një 11-metërsh. Në kohën shtesë Mario Gotze shënoi golin e sigurisë, ndërsa para se gjyqtari të sinjalizonte fundit e takimit, Kownacki shënoi golin e rezultatit përfundimtar 3-2.

Në javën e fundit Dortmundi kuan në fushën e Gladbachut. Verdhezinjtë mund ta fitojnë titullin vetëm nëse humbet Bayerni, pasi edhe një barazim i bavarezëve nuk i ndihmon për të ngritur lart trofeun, pasi duhet të rikuperojnë plot 17 gola diferencë.

Rezultatet:

Augsburg – Hertha Berlin 3 – 4

Bayer Leverkusen – Schalke 1 – 1

Dortmund – Dusseldorf 3 – 2

Hannover – Freiburg 3 – 0

Hoffenheim – Werder Bremen     0-1

Nurnberg – B. Monchengladbach 0-4

RB Leipzig – Bayern Munich 0 – 0

Stuttgart – Wolfsburg 3 – 0

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...