Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leipzigu i merr pikë Bayernit në “Alliaz Arena”, titulli në “ankand”

Mbyllet pa gola dueli i kreut të Bundesligës mes Bayernit të Mynihut dhe Leipzigut, i zhvilluar në “Allianz Arena”. Edhe pse nuk munguat rastet, kryesisht në portën e miqve, nuk u shënua asnjë gol, me bavarezët që mbeten liderë të kampionatit me vetëm një pikë më shumë se rivalët e këtij dueli.
Pjesa e parë ishte më e kujdesshme, megjithatë për t’u shënuar është momenti i minutës së 40-të, kur Lewandowski u bllokua në momentin e fundit nga një mbrojtës.
Në fillim të pjesës së dytë (48’) Timor Werner shaktoi panik në portën e vendësve, por edhe tentativa e tij u bllokua nga mbrojtja.
Rasti më i diskutueshëm u shënua në minutën e 54-t, kur Upamecano, sipas kryesorit shkaktoi 11-metërsh, por pas rishikimit të pamjeve nëpërmjet sistemit VAR gjyqtari Frizt e ktheu vendimit e tij, duke nxitur irritimin e kampionëve në fuqi.
As Goretzka nuk ia doli të mposhtte portierin Peter Gulacsi në minutën e 80-të, me Leipzigun që u mbrojt mirë në minutat e mbetura duke marrë një pikë me shumë vlerë në “Allianz Arena”, pasi nuk lejoi shkëputjen e bavarezëve në renditje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...