Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leipzigu me mungesa në transfertën bavareze, jashtë edhe 22-vjeçari amerikan

Tyler Adams do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për trajtim mjekësor deri në fund të javës. Futbollisti i Leipzigut, i dëmtuar në ndeshjen kualifikuese të SHBA-ve kundër Kanadasë (0-2), do të mund të kthehet në stërvitje me klubin e tij javën e ardhshme.

Kjo do të thotë se 22-vjeçari do të mungojë në ndeshjen më të rëndësishme të fundjavës në Bundesligë, kundër Bayernit, në Mynih.

Nga ana tjetër, Amadou Haidara u është rikthyer stërvitjeve ekipore të mërkurën. Mesfushori 24-vjeçar fillimisht u stërvit individualisht të martën pas kthimit të tij nga Kupa e Kombeve të Afrikës (Mali u eliminua në fazë 1/16).

Marcel Halstenberg vazhdon të punojë individualisht për rikthimin e tij pas operacionit në gju. Plani i tij ishte në fakt të kthehej me ekipin në mes të janarit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...