Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Leipzigu shkatërron Frieburgun dhe siguron finalen e Kupës

Leipzigu është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë. “Demat” e patën formalitet gjysmëfinalen ndaj Frieburgut, të cilin e mposhtën thellë 5-1.

Një sfidë e mbyllur praktikisht që në pjesën e parë, fraksion gjatë të cilit Leipzigu i shënoi të gjithë golat.

Dani Olmo dhe Henrichs shënuan dy gola të shpejtë në minutat 13’ dhe 14’, ndërsa në fundin e pjesës së parë realizuan edhe Szoboszlai e Nkunku.

Lexo edhe:

Rrjedha e lojës mund të ndryshonte pas ndëshkimit të Gvardiol me karton të kuq, por edhe pse në inferioritet numerik, Leipzigu, ia doli të mbronte avantazhin e thellë, me golin e Gregoritsch që vlejti për statistikë Frieburgut.

Në minutën e shtatë shtesë, Szoboszlai vulosi fitoren 5-1 të Leipzigut.

Në finale Leipzigu do të ndeshet me fituesin e çiftit Stuttgart-Eintracht Frankfurt.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...