Leipzigu rifiton vendin e tretë në Bundesligë falë suksesit 2-4 në fushën e Këlnit, duke treguar se mbetet një skuadër më e fortë, të paktën për momentin, në ndeshjet jashtë.
Edhe pse vendësit kaluan të parët në avantazh me Cordoban që në minutën e 7-të, Patrick Shcik barazoi në të 20-ën, ndërsa Nkunku i çoi shifrat në 1-2 në fundin e pjesës së parë. 5 minuta pas startit të fraksionit të dytë, Timo Werner realizoi të tretin, ndërsa Këlni reagoi pak minuta më vonë me Modesten, që shënoi për rezultatin 3-2.
Gjithsesi, shpresat e vendasve për të shmangur humbjen u venitën në të 57-ën, kur Olmo realizoi golin e katërt për Leipzigun dhe të fundit në këtë sfidë.
