Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leipzigu zhgënjen ndaj Eintrachtit, pëson 4 gola

RB Leipzig kthehet shumë shpejt te rezultatet negative në Bundesligë. Në javën e pestë të kampionatit elitar gjerman skuadra e drejtuar nga Tedesco pësoi një humbje të rëndë në shifrat 4-0 në fushën e Eintrachtit të Frankfurtit, që duket se e ka hedhur pas krahëve krizën e fillimit të sezonit.

Në pjesën e parë shënuan Kamade dhe Rode në minutat 6’ dhe 22’. Dominimi i vendësve u reflektua me dy gola të tjerë në fraksionin e dytë, që mbajnë firmat e Tuta-s dhe Borres.

Eintrachti i Frankfurtit me këtë fitore parakalon pikërisht Leipzigun në renditje (edhe Mainzin), duke u ngjitur në vendin e nëntë.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...