Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Leksionet e Calhanoglu dhe projekti i Inzaghit, GDS analizon rritjen e Asllanit

E përditshmja prestigjioze italiane Gazzetta Dello Sport i kushton mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani një shkrim ku shpjegon se si futbollisti i kombëtares kuqezi po rritet tek Interi. Duke marrë në referencë ndeshjen e fundit me Romën.

Nga Roma te Roma, Kristjan Asllani mbyll rrethin dhe riniset. Protagonist negativ në sfidën kundër verdhekuqve vitin e kaluar, kur përfundoi me fitoren me përmbysje të skuadrës së Mourinhos, shqiptari u hakmor në fundjavën e kaluar.

Falë një çerek orëshi të shkëlqyer që kontribuoi në fitoren zikaltër. Rikuperim i shpejtë, kokën lart dhe pasimi i gjatë për të gjetur Dimarcon. Me aksionin që u kurorëzua nga goli i Thuram. Kështu Asllani frymëzoi aksionin që i dha oksigjen Interit pas 81 minutave në sulm.

Lexo edhe: 

Duke shpërblyer besimin që Inzaghi i dha pas vitit të parë në Milano të shënjuar nga ulje ngritje. Në fund të ndeshjes meritoi komplimentet e turkut Calhanoglu dhe të Inzaghit. Vendimi i tij për të futur 21-vjeçarin në vend të Calhanoglusë thotë shumë mbi besimin e trajnerit.

Të cilit nuk i ka shpëtuar nga syri progresi i ish-lojtarit të Empolit në vitin e fundit. Këmbët këtë herë nuk ju drodhën, siç ndodhi një vit më parë në 77 minutat e para si titullar me fanellën zikaltër. Atëherë shkoi keq , këtë herë edhe pse për vetëm për nja 20 minuta, përgjigja ishte krejt tjetër. Edhe pse në një situatë jo dhe aq të thjeshtë.

Dua të ndihem edhe më shumë protagonist dhe të punoj fort. Trajneri po më beson edhe në ndeshje kaq të rëndësishme dhe e falënderoj“, shpjegon Asllani. Pak më shumë se një muaj më parë, në vigjilje të debutimit sezonal në Champions, Inzaghi shpjegonte se shqiptari ishte “një lojtar i rëndësishëm dhe i gatshëm për të qenë titullar“.

Kundër Romës trajneri mori përgjigje të reja dhe të rëndësishme. “Të mësoj nga një kampion si Calhanoglu është një privilegj, më ndihmon shumë“, shtoi Asllani. Inzaghi ka vendosur ta modelojë në rolin e regjisorit. Duke e vënë të studiojë nga dikush që prej një viti ka marrë çelësat e mesfushës zikaltër.

Dhe Asllani po e bën në mënyrë perfekte duke u përpjekur të kuptojë çdo sekret. Që nga trajneri e te drejtuesit, në shtëpinë zikaltër ekziston bindja se Asllani mund të bëhet një pikë fikse e mesfushës së të ardhmes. Përmes një rrugëtimi rritjeje që ka nevojë të kalojë nga një impenjim më i madh. Dhe nga më shumë përgjegjësi.

Prezencat në krahasim me sezonin e kaluar pas 13 ndeshjeve të para mes kampionatit dhe Championsit janë të njëjtat, 8. Por deri tani Asllani ka gjetur më shumë hapësirë në arenën europiane. Duke koleksionuar 75 minuta në fushë në tri impenjimet e para të fazës në grupe, në krahasim me vetëm 15 minuta që kishte luajtur sezonin e kaluar.

Deri tani e vetmja herë ku ka shkuar dëm ishte në “Sebastian”, por ku e gjithë skuadra përjetoi një mbrëmje të komplikuar. Objektivi minimal është të paktën të përsërisë 29 prezencat e regjistruara vitin e kaluar në Milano, duke rritur minutazhin në krahasim me 858 minutat në total të një viti më parë.

Por me këtë hap kjo nuk do të jetë një problem. Nëse Asllani do të jetë ai që u pa në çerek orën e fundit kundër Romës, do të nisë ta shohë fushën me më shumë vazhdimësi.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Kombëtare

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho foli për emisionin “KUQEZI” në SuperSport 2 pas fitores 3-1 kundër Azerbajxhanit, në miqësoren e fundit përpara fillimit të...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Euro 2024

Kundërshtari i parë për Italinë në Euro 2024 është Shqipëria, sfidë që luhet më datë 15 qershor. Dy kombëtaret janë shortuar në Grupin B...