Merkato

Lemar te Atletico Madrid, arrihet marrëveshja

Thomas Lemar te Atletico Madrid. Është ky lajmi i bujshëm që publikon gazeta prestigjoze franceze L’Equipe. Drejtuesit e Los Colchoneros kanë arritur akordin me Monacon për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese në kryeqytetin spanjoll. Verën e kaluar Lemar ishte shumë pranë transferimit te Arsenali por në fund kalimi i tij në Emirates Stadium dështoi për shkak të shifrës së lartë që kërkonte Monaco për ta lënë të lirë. Në këtë vendim të 22-vjeçarit për të zgjedhur Atleticon mund të ketë ndikuar edhe ndërhyrja e Antoine Griezmann shokët të tij në kombëtaren franceze, i cili mesa duket do të rinovojë kontratën e tij me klubin bardhekuq. Nuk bëhen të ditura termat financiare të marrëveshjes dhe kontrata që Lemar do të nënshkruajë me skuadrën e Diego Simoenes.

To Top