Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Lënduam njëri-tjetrin”, Tagliafico: Zhgënjim i madh, Ajaxi më mohoi ëndrrën e madhe

Nicolas Tagliafico ishte një nga objektivat e Barcelonës në merkaton e dimrit. Anësori i majtë argjentinas, i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, ishte gati të transferohej në “Camp Nou”, por drejtuesit e Ajaxit bllokuan largimin e tij.

29-vjeçari është pjesë e Ajax prej vitit 2018, ka kontratë me “Harkëtarët” deri në 2023, teksa ka veshur 36 herë fanellën e kombëtares argjentinase. Në një prononcim për AS, Tagliafico shfryu gjithë pakënaqësinë e tij për mungesën e transferimit tek ekipi i Xavit.

Në katër vite tek Ajaxi kam luajtur me dëmtime në kokë dhe me syze mbrojtëse në masën 70%. Kam pasur kaviljen e fryrë, më pyetën nëse mund të zbrisja në fushë dhe unë nuk refuzova kurrë të luaja, edhe pse nuk kam qenë në 100%-in tim.

Kam dhënë gjithçka për Ajaxin, edhe jashtë fushës kam qenë gjithmonë në anën e interesave të klubit. Por, në momentin që m’u shfaq mundësia e kalimit te Barcelona, drejtuesit nuk më lejuan të largohesha. Jam i zhgënjyer. E kuptoj se situata nuk është e lehtë në janar, por përfunduam duke lënduar njëri-tjetrin.

Ëndrra ime nuk u realizua. Ata kanë arsyet e tyre pse nuk më shiten te Barcelona, por kjo ishte një mundësi unike. Të shkoja në një klub si Barcelona ishte një ëndërr për mua, por drejtuesit e Ajaxit nuk më ndihmuan aspak. Jam i zhgënjyer, sepse kam ndjesinë se më ka dëmtuar profesionalizmi”, theksoi Tagliafico.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...