Kombëtare

Lenjani: Kjo Kombëtare ka më shumë kualitet se ajo e De Biasit, na vjen keq për gabimin në fund

Autori i golit për Kombëtaren tonë në barazimin 1-1 me Islandën në “Air Albania”, Ermir Lenjani u shpreh se i vjen keq për gabimin e bërë në fund.

Duke folur për “Super Sport” Lenjani theksoi se kjo Kombëtare ka më shumë kualitet se ajo e De Biasit, por sërish nuk po ia dalin të marrin fitore.

Rigjete golin, por nuk shërbeu për tre pikët, si ndjehesh?Jam i lumtur që i dhash golin Kombëtares. E kishim analizuar lojën, por e pësuam me gabimin në fund dhe na vjen shumë keq.”  

Çfarë ndryshon te kjo Kombëtare nga ajo e De Biasit, atëherë pësonim më pak gola? “Në atë kohë nuk kishim lojtar si tashmë, lojtarë që luajnë në liga të mira, tani kemi më shumë kualitet se në kohën e tij.”

Zëvendësimi, problem fizik apo taktik?Jo kisha problem muskular dhe e kisha të nevojshme ndërrimin.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency