Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Lenjani shfryn ndaj Panuccit: Sa të jesh ti nuk vij më në kombëtare!

Ermir Lenjani shpërthen ndaj trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci. Edhe pse po zhvillon një sezon  të shklëqlyer me Sionit në Zvicër, anësori i majtë vazhdon të mos preferohet nga trajneri italian i cili nuk e thirri Lenjanin as kur mësoi për dëmtimet e Andi Lilës dhe Egzon Binakut të vetmit lojtarë adaptë për të zëvendësuar Naser Aljin në krahun e majtë të mbrojtjes. Duke parë formë e Lenjanit 29-vjeçari jo vetëm që duhet të ishte pjesë e këtij grumbullimi por duhet të ishte edhe alternativa e parë për formacionin pasi luan një kampionat më të fortë se Aliji dhe po bën shumë më mirë në këtë sezon. Gjithsesi tre emrat shtesë të listës së Panuccit ishin vërtetë surprizë pasi trajneri riktheu në kombëtare Keidi Baren, Ylber Ramadanin dhe Kastriot Dermakun, edhe këta të tre e meritojnë plotësisht ftesën për atë çfarë kanë dhënë me klubet e tyre, por problemi është që bëhet fjalë për dy mesfushorë qëndre dhe një qëndërmbrojtë, dy reparte që janë të mbipopullura në këtë grumbullim. Lenjani me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook ka reaguar ashpër ndaj Panuccit duke bërë me dije se deri sa të jetë ai në stolin e Shqipërisë, nuk do të jetë pjesë e asnjë grumbullimi.

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohemnga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...