Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Lens fitore për zonën “Champions”, Lyon rikthehet të humbasë

Java e 24-të e kampionatit francez u mbyll me ndeshjen e luajtur në “Parc Olympique” aty ku Lyon-i vendas u përballë me skuadrën e Lens. Rezultati i këtij takimi u mbyll me fitoren 3-0 të miqve, me Lens që shënoi në secilën pjesë. Në fraksionin e parë të sfidës, Florian Sotoca gjeti golin në minutën e 43-të, duke zhbllokuar shifrat.

Lexo edhe:

Sapo nisi pjesa e dytë e ndeshjes, Lens shënoi sërish me anë të Wahi, që shfrytëzoi më së miri shansin nga pika e bardhë e penalltisë. 6 minuta nga koha e rregullt, Maitland-Niles ndërlikoi akoma më shumë gjërat për Lyon-in, me kartonin e kuq në të 84-ën.

Fill pas këtij momenti, Lens gjeti dhe golin e “knock-out-it” me Danso. Deri në fund nuk pati më ndryshim rezultati, me Lyon-in që mbetet në kuotën e 28 pikëve, duke u rikthyer te humbja pas 4 suksesesh radhazi. Nga ana tjetër, Lens merr një fitore shumë të rëndësishme që e afron me 2 pikë në zonën Champions.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...