Ligue 1

Leo Messi pozitiv me Covid-19, Pochettino: Nuk e dimë kur do rikthehet

Koronavirusi nuk fal askënd, edhe nëse je Leo Messi. Ylli argjentinas ka rezultuar pozitiv në tamponin e fundit, teksa tre futbollistë të tjerë të PSG-së janë infektuar.

Bashkë me “pleshtin” kanë dalë pozitivë edhe Bernat, Sergio Rico e Bitumazala. Futbollistët kanë filluar menjëherë karantinën në shtëpitë e tyre.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Messi ndodhet në Argjentinë dhe Mauricio Pochettino shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion. “Leos nuk i lejohet të udhëtojë. Ai do qëndrojë në Argjentinë derisa të dalë negativ.

Nuk e dimë se kur do të rikthehet“, deklaroi trajneri i PSG-së, i cili vazhdon të besojë se Mbappe nuk do të largohet nga kryeqyteti francez.

Do të bisedojmë me Kylian në shkurt, shpresoj të qëndrojë për shumë vite te PSG. Ka maturinë e duhur për të mos u ndikuar nga zërat e merkatos. Uroj të vazhdojë me performancat që ka pasur deri tani“.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency