Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Leonardo e do te PSG, por Milani nuk heq dorë nga Bennacer!

Ismael Bennacer konsiderohet si i pashitshëm nga Milan dhe pritet të qëndrojë gjatë në “San Siro”. Algjeriani kërkohet me ngulm nga Leonardo, i cili dëshiron ta shohë të veshur me fanellën e PSG, por kjo gjë duket se nuk ka gjasa të ndodhë, të paktën këtë verë. Për mesfushorin, kampionët e Francës kishin ofruar 30 milionë euro, por drejtuesit e Milanit duket se kanë plane të tjera. Bennacer është pjesë e kuqezinjve që nga viti i shkuar, kur u mor nga Empoli për 16 milionë euro. Përveç Empolit, 22-vjeçari shkëlqeu në Kupën e Afrikës, ku u shpall kampion me Algjerinë, si dhe lojtari më i mirë i turneut, duke lënë në hije edhe emra të njohur si Salah, Mane apo Aubameyang.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...