Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Leonardo e përgënjeshtroi, por mediat italiane e çojnë Conten te Milani!

Milani nuk heq dorë nga Antonio Conte. Pavarsisht deklaratave të Leonardos drejtorit të ri të përgjithshëm të kuqezinjëve se klubi do të vazhdojë projektin me Genaro Gattuson në stol, mediat italiane kanë zbuluar se në ditët e fundit ka patur një takim mes brazilianit dhe ish trajnerit të Chelsea-it për të kuptuar mundësitë që ekzistojnë që Conte të marrë drejtimin e Milanit. Leonardo i ka bërë të ditur Contes dëshirën e tij që ai të ulet në pankinën e 7-herë kampionëve të Europës dhe e ka pyetur nëse është e mundur nëse Conte mund të lirohet sa më shpejt nga kontrata që mban të lidhur me Chelsea-in, me klubin londinez që aktualisht i paguan trajnerit italian pagën prej 9 milionë eurosh në sezon ndërsa kjo shifër shkon deri në 17 milionë euro përfshirë edhe taksat. Pavarsisht përgënjeshtrimeve Elliot po përgatit revolucionin e madh te Milani dhe pas përfundimit të turneut amerikan, Genaro Gattuso mund t’i japë lamtumirën Milanit, për t’i bërë vend Antonio Contes në stol.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...