Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Leonardo “i fiksuar” me Paqueta, ofron 40 mln euro për t’ia rrëmbyer Milanit

Drejtuesi i Paris Saint Germain, Leonardo është një admirues i mesfushorit brazilian të Milanit, Paqueta, ndaj ka nisur tentativat për ta marrë atë me vete në kryeqytetin francez.

Sipas mediave italiane, klubi kampion i Francës ka ofruar 40 milionë euro për kartonin e fantazistit brazilian, të cilin Milani e bleu për vetëm 35 milionë euro nga Flamengo.

Nën drejtimin e Giampaolos Paqueta e gjeti veten shumë pak në formacion, ndërsa tani në pankinën e Milanit është ulur Stefano Pioli, që në intervistën e parë tha se e sheh brazilianin si mesfushor anësor në skemën me 3.

Gjithsesi fillimisht pritet që ky eksperiment të gjejë miratimin në fushë, pasi në rast se Paqueta nuk ia del të shndërrohet në titullar edhe në Milanin e Piolit, atëherë kuqezinjtë do të mendojnë seriozisht shitjen e tij, për të rregulluar edhe bilancet ekonomike.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...