Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Leonardo mbyll merkaton e Milanit: Çfarë ndodhi me Milinkoviç-Saviç

Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se merkatoja e kuqezinjve është mbyllur me zyrtarizimin e Castillejos dhe Laxalt. Ai vlerësoi afrimet e bëra këtë verë, duke i cilësuar të gjithë si vlera të shtuara për organikën e skuadrës së Gattusos.

“Merkaton mund ta quaj të mbyllur, pasi nuk kemi asnjë operacion në zhvillim. Kemi marrë lojtarët që donim, duke përforcuar sulmin me një sulmues race si Higuain, mbrojtjen me lojtarë si Caldara, Laxalt, etj, por edhe mesin e fushës me Bakayoko. Të gjithë këta jam i bindur se do të jenë vlera të shtuara për organikën e Gattusos”, deklaroi Leonardo.

Më tej braziliani foli edhe për një transferim të mundshëm të Milinkoviç-Saviç te kuqezinjtë, lajm që u përfol së shumti në mediat italiane, ditët e fundit të merkatos.

“Negociatat për Milinkoviç-Saviç nuk kanë nisur asnjëherë, pasi nuk kemi qenë në kushtet ku mund të shpenzonim aq shumë para për një lojtar. Menaxherin e tij e kam shumë mik dhe kam folur, por çmimi i kartonit të tij ishte jashtë standardeve tona dhe atyre të vendosura nga UEFA, ndaj negociatat nuk nisën asnjëherë”, tha drejtuesi brazilian i kuqezinjve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...