Ligue 1

Leonardo: Neymar pasuri e klubit, s’më pëlqejnë telenovelat meksikane

Leonardo dhe Neymar, drejt shtrëngimit të duarve për të harruar pas përplasjet e muajve të fundit. Drejtuesi i lartë i PSG, në një intervistë për RMC sport, la të kuptohet se është gati të hedhë pas krahëve gjithçka ka ndodhur. Ai e konsideron bashkëkombësin e tij pasuri të klubit.

“Pas gjithçkaje ndodhi në të shkuarën, shkoi në Brazil dhe luajti një ndeshje të mirë. Pra, është kthyer në stërvitje dhe ka patur një sjellje të mirë. Luajti shumë mirë kundër Strasbourgut, duke hyrë në fushë pa brohoritjet e tifozëve. Më pas e mbylli me një gol spektakolar, i denjë për Hollivudin. Tani është te PSG dhe mendon për PSG. Nuk mund të themi se gjithçka shkoi siç e prisnim, as që gjithçka është zgjidhur, por po e tregon veten profesionist. Edhe në mënyrën e komunikimin, djali është treguar korrekt. Neymar është pasuri e skuadrës, nuk është djalë i keq.”

Por si duhet të mbyllet përfundimisht kjo çështje? Leonardo është i vendosur, ajo që ndodhi, ndodhi, nuk mund të kthesh kokën pas.

“Nëse do të dëgjonim apo lexonim të gjitha gjërat që janë thënë, do të ishim duke i komentuar akoma. Nuk duam që kjo situatë të zgjasë më shumë. Nuk na pëlqejnë telenovelat meksikane. Është një rregull që e zbatojnë të gjithë futbollistët, Neymar duhet të punojë dhe të luajë.”

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency