Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Leonardo nis punën për të rinovuar kontratën e Susos

Me merkaton e mbyllur dhe në pritje të verës, drejtuesit e Milanit po punojnë për rinovimin me futbollistët aktualë, që bëjnë pjesë në planet e Gattusos edhe për sezonin e ardhshëm.

Kështu në krye të agjendës së Leonardos dhe Maldinit, është të bindin sulmuesin anësor spanjoll Suso, që të zgjasë bashkëpunimin me Milanin edhe për dy vite të tjera.

Kontrata aktuale e sulmuesit skadon në verën e vitit 2022 dhe Milani nuk ka asnjë nxitim në këtë drejtim, por rinovimi synohet të bëhet për një tjetër çështje.

Kuqezinjtë duan të përfshijnë një klauzolë prej rreth 60 milionë eurosh për largimin e Susos, ndërsa për sulmuesin ofrojnë zgjatje të bashkëpunimit deri në vitin 2024 dhe një përmirësim të pagës aktuale vjetore.

Palët kanë bërë takimin e parë, ku kanë shpalosur idetë e tyre për çështjen, ndërsa tashmë po reflektojnë, për t’u ulur sërish gjatë muajit dhe për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...