Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Leonardo udhëton në Brazil, gati një tjetër talent për Milanin

Mediat braziliane raportuan sot se Leonardo ka bërë një udhëtim blic drejt atdheut të tij, për të negociuar me Gremion, për blerjen e sulmuesit anësor, Everton.

Interesi i Milanit për 23-vjeçarin ka qenë i njohur prej kohësh, por duket se tashmë Leonardo po kërkon të mbyllë gjithçka para se të vijë vera dhe të eliminojë sa të mundet konkurrencën.

Everton është një futbollist që luan me këmbën e djathtë, por preferon të luajë në krahun e majtë, nga ku gjen hapësira për t’u nisur dhe për të goditur. Sezonin e kaluar arriti të shënojë 10 gola për skuadrën e Gremios, ndërsa këta të fundit e kanë blinduar me një klauzolë prej 80 milionë eurosh.

Por sigurisht që Milani nuk mund të paguajë kaq shumë, ndaj marrëveshja pritet që të mbyllet me rreth gjysmën e shifrës së parashikuar në klauzolë, ndërsa Leonardo do të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me drejtuesit e Gremios.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...