Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

L’Equipe çon Zidane te M.United, Mourinho me valixhe në duar!

Marrin konfirmim në Francë nëpërmjet rreshtave të gazetës prestigjoze L’Equipe, zërat që qarkulluan në mediat angleze dy javë më parë. Sipas L’Equipe, Zinedine Zidane trajneri që fitoi 3 herë Championsin në 3 sezone me Realin e Madridit, mund t’u japë fund në kohë rekord pushimeve. Pas lamtumirës së paparashikuar nga Los Blancos, Zidane është gati për një eksperiencë të re te një tjetër klub shumë i madh në arenën europiane. Ish kampioni i botës me Francën në 1998-ën mund të marrë drejtimin e Manchester United për të zëvendësuar portugezin Jose Mourinho. Raportet e Special One me drejtuesit e Djajve të Kuq janë acaruar ndjeshëm pas merkatos jo shumë të kushtueshme që zhvilloi klubi këtë verë dhe për këtë arsye Mourinho mund të shkarkohet nga detyra në ditët e ardhshme edhe pse United e nisi sezonin e ri me këmbën e mbarë pasi mposhti 2-1 Leicester-in në ndeshjen hapëse të Premier Leagues. Sipas gazetës franceze, kalimi i Zidane te Manchester United po merr gjithnjë e  më shumë formë nga dita në ditë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...