Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Bylis prioritet, më pas mendojmë për derbin

Trajneri i Partizanit Franco Lerda doli mesditën e sotme në një konferencë për shtyp para mediave pikërisht për të analizuar ndeshjen e radhës ndaj Bylisit që do të luhet këtë të shtunë në stadiumin Adush Muça të Ballshit.

Bylis? Bylisi është një skuadër që po bën mirë. Është një nga surprizat e sezonit. Më ka lënë përshtypje të mirë në Tiranë. Do jenë të motivuar prej dy humbjeve. Ekipi ynë duhet të jetë i përqendruar dhe të japë maksimumin.

Mungesa e golave? Nuk e kam thënë kurrë se kemi probleme me sulmuesit. Flas gjithmonë për skuadrën, jo për sulmuesit. Kam thënë që duhet të jemi konkretë, jo vetëm sulmuesit. Pse të shqetësohem për fitoret 1-0. Firmos t’i fitoj me këtë rezultat të gjitha ndeshjet.Jemi përgatitur për të bërë mirë, kemi punuar taktikisht dhe fizikisht. Është e vështirë të imagjinosh si do dalë ndeshja. skuadra është rritur dhe grupi është i shëndoshë. Rezultatet e kanë rritur skuadrën në aspektin psikologjik.

Formacioni? Nuk di të them diçka për formacionin, të shohim. Vendosim deri nesër për ata që e nisin nga fillimi. Nuk është e thënë të mos ndryshojë formacioni fitues. Kemi punuar psikologjikisht dhe mendoj se lojtarët janë gati.

Derbi? Çdo ndeshje është e rëndësishme. Edhe pse luajmë derbin javën tjetër, kërkojmë të ruajmë vazhdimësinë. E respektojmë, por nuk kemi frikë. Duhet të respektojmë veten dhe të japim më të mirën ndaj Bylisit.

Barazimi? Nuk mendoj për barazimin, gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Nuk e di si del rezultati, di që dua të fitoj. Çfarë ndodh në fushë nuk e di. Ti a mërzitesh kur barazon në kalçeto me shokët? Unë jo për vete. Partizanin gjithmonë e përgatis për të marrë fitoren”.

Merkatoja? Nuk e kemi mendjen te merkato, është herët. Të shohim ndeshjen e radhës me Bylisin.

Klasifikimi? Kampionati është i ekuilibruar, nuk ka shumë shkëputje. Të gjitha skuadrat janë aty, përveç Flamurtarit dhe Luftëtarit. Me dy ndeshje ngjitesh në krye dhe nuk e mendojmë diferencën me skuadrat e tjera.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...