Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Deklarata e Demit? Unë nuk di shqip, derbi luhet për t’u fituar

Franco Lerda u shfaq shumë i qetë në konferencën për shtyp para derbit të kreyeqytetit, pavarsisht deklaratave të fundit të presidentit Demi se nëse nuk fiton ndaj Tiranës ai mund të shkarkohet nga stoli i Partizanit.

Partizani ka 5 vite që nuk humbet në derbi, a mendoni që kjo statistikë është një farë presioni për ju si trajner?  

Shpresoj që këto statistika të arrijnë të jenë në favorin tonë. Duam të vazhdojmë këtë traditë dhe të mbetemi të pathyeshëm në takimet që do të zhvillojmë përballë Tiranës. Por ajo që është më e rëndësishmja është që ne jemi stërvitur mjaft mirë për këtë takimi. Shpresojmë ta ruajmë këtë traditë dhe të mos mposhtemi.

Do të kënaqeni me një barazim në derbi?

E kam thënë edhe më parë, nuk dua të përcaktoj rezultatin e takimit. Gjithmonë e përgatis skuadrën që të futet në ndeshje për ta fituar takimin. Nuk e di si do të rrjedhin episodet e lojës. Ajo që është e rëndësishme, që skuadra hyn në fushë për të fituar çdo takim.

A ndiheni në presion pas deklaratës së presidentit Demi që nëse humbasim në derbi do shkarkoj të parin trajnerin?

Unë nuk kuptoj shqip, nuk e di ca shkruhet. Personalisht presidenti Demi nuk më deklaruar asgjë. E kam të vështirë ta besoj diçka të tillë. Nuk e ndjejmë aspak veten nën presion. Brenda skuadrës jemi mjaft të qetë. Po punojmë mjaft mirë, do dalim në fushë për të marrë maksimumin. Nuk e di çfarë do të ndodhë në fund të ndeshjes.Kjo ndeshje ka një rëndësi mjaft të veçantë. Për ne si skuadër ka rëndësi sepse kërkojmë pikët, por edhe ambientin, për vetë historinë që ky derbi mbart në kampionatin shqiptar. Mendoj që është një ndeshje shumë e rëndësishme.

Për ju derbi është më mirë në këtë moment, sepse mund t’iu nxjerrë nga kriza, apo më keq, sepse është një sfidë shumë e fortë?

Për sa i përket aspektit psikologjik, një fitore ditën e djeshme do ta përmirësonte mjaft aspektin psikologjik të skuadërës. Për sa i përket renditjes, ne jemi aty, sepse jemi vetëm 3 pikë diferencë nga skuadrat që kryesojnë.

Si do ta luani këtë derbi? Çfarë i keni kërkuar skuadrës?

Ne jemi përpjekur që gjatë gjithë kësaj periudhe të përmirësojmë sa më shumë në të gjitha ato repartet, apo difektet që skuadra mund të ketë shfaqur gjatë ndeshjeve të kampionatit.

Mbrojtje me 3 apo me 4?

Nuk e di, të shikojmë. Duhet të shikoj edhe disa probleme.

Gjendja e Telushit dhe Boldor?

Për sa i përket aspektit se si do ta rreshtoj skuadrën, i referohem pikërisht gjendjes së disa lojtarëve, si Telushi dhe Boldor. Do të vlerësoj gjendjen e tyre dhe më pas do të vendosim si do të luajmë.

Çfarë mendimi keni për Tiranën?

Është një skuadër e mirë. E kam ndjekur edhe në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar me Kukësin. Nuk e meritonte ta humbiste atë takim. Ka një trajner mjaft të mirë, dora e tij duket në skuadër. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Do të japim diçka për të dalë me sukses nga ky takim.

Lojtarët me eksperiencë në skuadër…

Nuk është se kemi pasur shumë kohë për të biseduar. Këtë gjë mund ta bëjmë përgjatë ditës së sotme. Gjatë gjithë javës jemi munduar të përmirësojmë gabimet, për ta pasur skuadrën gati dhe të zhvillojmë lojën që pretendojmë. Shumë e rëndësishme është që të punojmë në aspketin psikologjik. Është shumë e rëndësishme të menaxhojmë emocionet që mbart ky takim.

Keni pasur ndonjë kontak me tifozët apo ndonjë kërkesë?

Padyshim që kam pasur, duke ditur rëndësinë e këtij takimi, ka pasur kontakte. Impenjimi të jetë maksimal.

Derbit e zhvilluar si lojtar dhe trajner…

Si trajner kam zhvilluar derbi edhe të tjerë. Nuk është hera e parë që do të përjetojë një derbi si trajner. E vetmja gjë që do të ndodhi nëse humbasim është që Tirana do të fitojë 3 pikët, neve jo (qesh). Është thjesht kush fiton apo kush humbet pikët. Për sa i përket pjesës tjetër, nuk është se varet nga ne.

Si ish-sulmues, çfarë mendoni se nuk shkon në sulmin e Partizanit?

Duhet të përpiqemi të rregullojmë sa më shumë, për sa i përket repartit të sulmit. Duhet të përmirësojmë pasin e fundit. Lojtarët të mos jenë egoistë dhe të jenë në dispozicion të skuadrës. Kemi punuar mjaft mirë dhe jam i bindur që do t’i përmirësojmë këto gjëra.

Prezanca e Malës në konferencë, mos është një ogur i mirë, si në derbin e fundit, ku Partizani triumfoi dhe Mala shënoi?

Unë nuk e kisha parashikuar këtë gjë. Shpresoj që të jetë një ogur i mirë prezenca e Malës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...