Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Duam ta nisim me trofe, për merkaton pyesni drejtuesit e klubit

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës finale të Superkupës së Shqipërisë përballë Kukësit, e planifikuar për nesër në mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tekniku italian tregoi se skuadra ka punuar mirë dhe se është gati të nisë sezonin ashtu si e mbylli, me një trofe të fituar, ndërsa shmangu komentet në lidhje me largimet dhe zërat e merkatos.

Si është gjendja e skuadrës në prag të finales së Superkupës?
Ne jemi gati për ta nisur mirë këtë sezon, kemi dëshirën që ta nisim sa më mirë këtë sezon dhe të bëjmë tonin këtë trofe. Skuadra po punon shumë mirë, ende nuk kemi të gjithë elementët në kushtet optimale se kemi pasur përgatitje me emra që janë afruar më vonë. Por po punojmë që të gjithë të jenë sa më gati edhe në aspektin fizik, edhe atë teknik”.

 Keni menduar që sfida mund të shkojë dhe me penallti, jeni përgatitur për to?
Ne jemi përgatitur se e parashikon rregulloja, ndaj kemi bërë stërvitje edhe pjesën e penalltive.

Trajneri i Kukësit, Duro, ka deklaruar se pret një Partizan mbrojtës. Keni një përgjigje për këtë deklaratë?
Nuk mund të përgjigjem ndaj trajnerit të Kukësit se nuk e njoh. Ne e kemi përgatitur me idenë tonë precize të futbollit. Pastaj do të jetë fusha që do ta japë gjykimin përfundimtar.

 Largimi i Mensah erdhi për shkak se nuk ishte pjesë e planeve të tua, apo ishte lojtari që vendosi?
Për këtë çështje duhet të pyesni drejtuesit e klubit. Për këto gjëra është klubi që merret, unë përgjigjem për fushën e lojës.

Trajneri nuk i ka bërë kërkesë klubit për lojtarët që dëshiron?
Kam ardhur në një vend të huaj, në një kampionat që nuk e njoh, me një skuadër që ka fituar titullin, me drejtues që kanë ndërtuar një ekip që funksionon se ndrysh nuk do të fitonte. Nga trajnerët jam si natyre prej atyre që i besojnë klubit, ka edhe teknikë-menaxherë, por unë i besoj kësaj skeme.

Si do të jetë formacioni?
Përpara do t’ia u transmetoj lojtarëve të mi, më pas do t’ua them juve. Thjesht për korrektesë.

Lojë dinjitoze apo trofeun?
Të dyja.

Kush e vendosi largimin e Sakones?
Klubi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...