Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Fitore e vuajtur, komplimentoj dyfish lojtarët e mi

Trajneri i Partizanit Franko Lerda, në intervistën e dhënë për Supersport, pranoi vështirësinë e transfertës në Shkodër dhe u shfaq i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë, por mbi të gjitha me marrjen e tre pikëve.

Përveç fitores, sa i kënaqur jeni me lojën e Partizanit?
Dua të vazhdojmë të përmirësohemi, por kur fitojmë, duhet të kënaqemi gjithmonë. Na ndodh edhe të luajmë mirë dhe të mos fitojmë. Pjesën e parë, Vllaznia ishte më agresive, por në të dytën ishim ne që dominuam. Shënuam 3 gola ndaj një nga ekipeve më në formë për momentin, ndaj për të tjerat do punojmë gjatë javës.

Kjo fitore e ndihmon ekipin në garën për titullin?
Dua të komplimentoj lojtarët e mi, pasi ndaj një ekipi si Vllaznia, që kishte pësuar vetëm një humbje, arritëm të marrim një fitore me 3 gola. Ata luajnë edhe pa presion dhe dua t’i komplimentoj dyfish lojtarët e mi. Kampionati është me shumë vështirësi, pasi edhe dy ekipet që janë ngjitur, po bëjnë shumë mirë.

Mala a është i sakrifikuar në të djathtë? A humbet Partizani duke e mbajtur në krahun e djathtë?
Jam dakord për këtë konstatim. Mala dha më shumë në mesfushë, por ne nuk kemi pasur një mbrojtës të djathtë. Idrizaj nuk është gati për të luajtur 90 minuta dhe nëse nuk do luante Mala aty, do detyroheshim të ndryshonim stilin e lojës. Në 30 minutat e fundit më pëlqeu ekipi tej mase.

Do vazhdoni me 3 lojtarë në mbrojtje, apo jeni konsoliduar me 4?
Në karrierën time kam luajtur edhe me 3 edhe me 4. E nisëm me 4 mbrojtës në Kupat e Europës bëmë mirë. Më pas shkuam me 3, për disa mungesa, fituam Superkupën. Ndaj Tiranës u detyruam të luajmë sërish me 4 mbrojtës, por do e shohim gjatë rrugës në varësi të rrethanave.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...