Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Gabuam shumë në pjesën e parë, por ndeshja ishte e ekuilibruar

Trajneri i Partizanit Franko Lerda nuk e bëri dramë humbjen e “të kuqve” në ndeshjen hapëse të sezonit përballë Kukësit, teksa në intervistën për “Gol pas Goli” u shpreh se ekipi i tij gaboi shumë në pjesën e parë.

Çfarë ndryshoi nga ndeshja e Superkupës, te ajo e sotmja?
Ashtu si në Superkupë, ka pasur nga një pjesë për çdo skuadër. Sot Kukësi luajti më mirë në pjesë ne parë, ndërsa ne në të dytën, por ata arritën të shënojnë, gjë që ne nuk e bëmë dot. Kukësi e ndërtoi lojën e tij në saj të gabimeve tona, që në pjesën e parë i patëm të shumta. I rikuperuam në pjesën e dytë, por më pas gjithçka është e vështirë.

Vini si kampionë në fuqi dhe humbni në javën e parë. A ju vë kjo humbje në presion?
Ndeshja është vendosur nga një penallti, që më është dukur e dyshimtë, por sa i përket humbjes, nuk ka rëndësi në çfarë jave vjen. Ndeshja ishte e ekuilibruar, por mund të them se lojtarët e mi nuk kanë arritur formën më të mirë, gjë që e presim në javët në vijim.

Çfarë nuk funksionoi në pjesën e parë, pasi Telushin gjendej shpesh i vetëm?
Siç e thashë, në pjesën e parë gabuam shumë dhe vuajtëm ndërtimin e lojës nga mbrapa. Lojtarët anësorë avanconin më shumë se duhet, mungonte impenjimi në lojën pa top dhe sulmuesit e humbnin topin më shpejt sesa duhet. Të gjitha këto gabime, bënë që kundërshtari të ishte më superior në pjesën e parë dhe të gjente golin e fitores. Në pjesën e dytë përmirësuam disa gjëra dhe arritëm të godasim edhe shtyllën, por nuk shfrytëzuam ato pak raste që krijuam.

Luani me 3 qendërmbrojtës dhe kërkoni të ndërtoni nga mbrapa, por vetëm Boldor e merr këtë iniciativë?
Jemi duke luajtur 3-5-2 dhe kemi luajtur kështu edhe në Superkupë. Më kanë pëlqyer të tre mbrojtësit, që kanë bërë mirë. Mund të bënin edhe më mirë, por kjo nuk ishte për faj të tyre, më shumë sesa për meritë të Kukësit. Boldor mund të luajë në çdo krah, ndonëse këmbën e tij të preferuar ka të majtën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...