Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Lerda: Jemi përgatitur mirë, luajmë shanset tona për kualifikim

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda doli sot në konferencën për shtyp në ambientet e “Dallga Arena” në Baku, ku nesër do të luajë ndeshjen e kthimit të eliminatoreve të Champions Leagues, përballë azerëve të Qarabag.

Tekniku italian konfirmoi edhe përballë mediave azere se Partizani nuk ka shkuar për shëtitje në Azerbajxhan dhe se është gati për të luajtur shanset e tij për kualifikim, pavarësisht emrit të kundërshtarit.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se jeni përgatitur edhe për gjuajtjen e 11-metërshave…
11 metërshat janë pjesë e rregullores së lojës, nuk është se e vendosim ne. Nëse ndeshja do të përfundojë 0-0, është edhe kjo mundësi, penalltitë, ndaj kemi të drejtë të përgatitemi edhe për këtë.

E prisni një kualifikim nesër ndaj Qarabağ?
Këtu nuk kemi ardhur për turizëm. E kemi të qartë që do të jetë shumë e vështirë për ne, e dinim dhe e dimë. Kemi luajtur një pjesë të parë në Tiranë, tani do të luajmë të dytën. Do të përpiqemi të luajmë pjesën tonë në mënyrën më të mirë.

Te cila skuadër mendoni se presioni do të jetë më i madh, pasi mediat në Shqipëri deklarojnë se presioni do të jetë mbi lojtarët e Qarabag?
E kemi deklaruar që ne kemi shumë respekt për Qarabağ. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë thjesht një shëtitje, do të kërkojmë me forcat tona, me mundësitë tona, të bëjmë ndeshjen tonë, sepse si në jetë, ashtu edhe në futboll, mund të ndodh gjithçka. Qarabağ është një skuadër me një buxhet shumë shumë herë më të madh se ne dhe do të luajnë siç edhe bënë në Tiranë, por edhe ne do të përpiqemi të interpretojmë ndeshjen në mënyrën më të mirë. Askush nuk ka deklaruar nga ne, që vijmë të sigurt për kualifikim.

Sipas mendimit tuaj Qarabağ është një skuadër e fortë siç e prisni?
Qarabağ është konfirmuar ajo skuadër që unë kam parë dhe kam vëzhguar. Është ajo skuadër e konfirmuar edhe përgjatë edicioneve të kaluara ku është përballur edhe me ekipe Italiane si Roma. Është një skuadër e fortë e cila ka mjaft kualitete në ekip. Në mesfushë dhe sulm ka lojtar shumë të fortë sidomos kur luajnë një për një me kundërshtarin. Për mua Qarabağ është një konfirmim i atij ekipi që e dija.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...